Haradinaj: Marrëveshja finale me njohjen reciproke është afër, kërkohet unitet politik
21 tetor 2022
| 23:02
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me qytetarët e Obiliqit ka theksuar se marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër.
“Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës”, ka thënë ai.
Lideri i AAK-së ka pohuar se roli i tij dhe AAK-së është që të ndihmojë këtë process, ku sipas tij, kërkohet unitet politik.
“Sa i përket gjendjes së brendshme, qeveria Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme. Qasja e tij në qeverisje, sektor të sigurisë dhe energjisë, kanë shkaktuar rënie drastike në ekonomi dhe kanë dobësuar pozitën e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.