Haradinaj: Marrëveshja me LDK-në është e kryer, s’ka asnjë detaj tjetër

05 maj 2020 | 14:57

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja me LDK-në për qeverinë e re ka përfunduar dhe se nuk ka mbetur të diskutohet asnjë detaj tjetër.

“Dihet që deri tash janë arritur marrëveshjet dhe ka një dakordim për programin qeverisës, pra nuk ka ndonjë aspekt që ka mbetur i hapur në atë marrëveshje”, është shprehur Haradinaj.

Ndërsa teksa ka folur për rastin tragjik ku vdiq 26-vjeçari nga Gjilani, Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

“Është e dhimbshme, i shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që kanë ndierë dhimbje”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë ditës, Haradinaj ka bërë homazhe te Obelisku i Dëshmorëve në Pejë. Nga aty, Haradinaj ka thënë se e ka për nderë të qëndrojë pranë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit, raporton “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekjet nga koronavirusi në Britaninë e Madhe kanë kaluar shifrën…