Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë duhet të mbyllet në përputhje me Kushtetutën tonë
18 janar 2024
| 20:01
Në pritjen tradicionale të AAK-së për fillimvit, kryetari i saj Ramush Haradinaj, ka thënë se vendi ynë ka ende punë përpara.
Ai ka thënë se kryesorja për Kosovën është të mbyllet marrëveshja në dialog me Serbinë në përputhje me Kushtetutën tonë dhe në dakordim më aleatët tanë, Amerikën dhe BE-në.
“Kosova me u anëtarësu në NATO, sa më shpejt që është e mundur, sepse anëtarësimi në NATO është ndihmesë për stabilitetin kjo vetëm tonin por edhe të rajonit. Kosova për të pasur zhvillim ekonomik dhe qytetari më pasë jetën e mirë. Ne mendojmë që t’i arrijmë sukseset e Kosovës duke e ndërruar qeverinë. Ne po duam ndryshim në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, raporton “Epoka e re”.