Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë mund të ndodhë këtë vit
28 janar 2019
| 09:27
“Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është e mundur këtë vit, por jo duke përfshirë ndryshimin e kufijve”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për AFP.
Haradinaj ka paralajmëruar se këmbimet e territorit mund të ringjallin demonët e vjetër në Ballkanin e luftës.
Duke folur për AFP-në nga zyra e tij në Prishtinë, Haradinaj ka theksuar se besonte se një marrëveshje ishte ende e arritshme, madje edhe këtë vit, por se ai nuk do të lëshonte pe në çështjen e shkëmbimit të territoreve, transmeton “Klan Kosova”.