Haradinaj: Masakra e Izbicës tronditi ndërgjegjen e botës, por na forcoi për t’u ngritur mbi dhimbjen

28 mars 2025 | 11:45

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot Masakrën e Izbicës, ku forcat serbe ekzekutuan mizorisht 147 shqiptarë të paarmatosur.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se masakra e Izbicës tronditi ndërgjegjen e botës.

“Masakra e Izbicës tronditi ndërgjegjen e botës, por na dha forcën për t’u ngritur mbi dhimbjen, që rrugën tonë drejt lirisë ta jetësojmë me amanetin e të rënëve. 147 shqiptarë të paarmatosur; gra, pleq e fëmijë – përfshirë Dafinën e cila ishte vetëm gjashtë muajshe, u ekzekutuan mizorisht si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë. Në këtë të njëjtën ditë, kur Kosova digjej në të katër anët, bashkëluftëtarët e mi të Zonës Operative të Dukagjinit i shkaktuan një disfatë të rëndë armikut në Betejën e Pozharit. Kjo betejë u shënua me emrat e heronjve të saj, Elez Geci e Maxhun Berisha”, shkruan Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 31 mars, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska,…