Haradinaj mban takim me grupet punese për linjën ajrore dhe atë hekurudhore Kosovë – Serbi

30 janar 2020 | 13:40

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim pune me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor dhe Infrastrukturës Rrugore, për të diskutuar rreth Letrës së Qëllimit për avancim të mëtutjeshëm dhe bashkërendim të veprimeve të të gjitha palëve të involvuara në këto procese.

“Është e rëndësishme të theksohet se marrëveshjet për Linjën Ajrore dhe ajo Hekurudhore Kosovë – Serbi janë ndihmesë për qytetarët e vendit por edhe në interes të Kosovës. Këto veprime, janë ecje përpara në atë se çka është Kosova dhe janë forcim i sovranitetit tonë”, është shprehur Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se vizita e përfaqësuesit të…