Haradinaj mban takimin me kryesinë e AAK-së
22 nëntor 2018
| 21:21
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur takimin e radhës, ku u diskutua për situatën politike në vend.
Kryetari i AAK-së dhe njëherit kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, foli për taksën 100 për qind, për Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Ai tha se heqja e kësaj takse do të bëhet vetëm atëherë kur Serbia do ta njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
“Po u tërhoqëm nga ky vendim ne do të tërhiqemi nga vetëvetja”, ka thënë ai.
Kryesia e AAK-së i dha mbështetje të fuqishme liderit të partisë, Ramush Haradinaj, për taksën 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.
Pjesë e diskutimit të këtij takimi ishin edhe aderimet e reja që janë bërë së fundmi në AAK.