Haradinaj mbështet Kurtin për pranimin e Asociacionit: Kosova ka bërë një hap të madh përpara (video)
27 tetor 2023
| 12:52
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbështetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili dje ka thënë se e ka pranuar draftin e ri të BE-së për Asociacion e komunave me shumicë serbe.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Haradinaj ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’ia heq Kosovës masat ndëshkuese, të cilat ia ka vendosur prej verës së këtij viti.
“Kosova dje ka bërë një hap të madh përpara. Kryeministri Kurti pra me pranimin e propozimit të pesëshes për implementimin në këtë rast e ka vendos Kosovën në pozicion të duhur, në këtë kohë pas shumë gabimeve dhe pas një kohet të gjatë të humbur në dialog”, ka deklaruar Haradinaj.