Haradinaj mbështet vendimin për shpalljen ‘non-grata’ të dy zyrtarëve rusë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbështetur kërkesën e presidentes Vjosa Osmani që dy zyrtarë rus të shpallen “non-grata” në Kosovë.
Haradinaj ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook: se ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës duhet të luftohet me vendosmëri nga institucionet.
“Askush që ushtron aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk është i dëshiruar në vendin tonë. Në këtë frymë, mbështes kërkesën e presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD për shpalljen persona të padëshiruar dhe dëbimin e dy zyrtarëve rus nga Kosova. Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona”, ka shkruar Haradinaj.