Haradinaj: Mbështetja e IRI-t, e nevojshme për konsolidimin e mëtejmë të demokracive
05 korrik 2023
| 12:47
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtorin e Divizionit për Evropë i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), Paul McCarthy.
Haradinaj e McCarthy diskutuan për zhvillimet politike si dhe për bashkëpunimin që kanë tash e një kohë.
“Mbështetja e IRI-së, mbetet e nevojshme për konsolidimin e mëtejmë të demokracive në vendet ku vepron dhe fuqizimin në partneritetet rajonale. Shpreha falënderimin për mbështetjen e drejtorit McCarthy dhe për bashkëpunimin e ngushtë që zyra e IRI në Kosovë e ofron për të mbështetur zhvillimin e partive politike”, ka theksuar Haradinaj.