Haradinaj mbjelli një pemë në kopshtin ‘Milingonat’, sfidon Kurtin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur ftesës se ish-presidnetes Atifete jahjaga në përkrahje të fushatës “Mbjelle një pemë”.
Me këtë rast, Haradinaj ka mbjellë një pemë në kopshtin “Milingonat” në Prishtinë, si dhe e ka sfiduar kryetarin e Vetëvendosjes që ta bëjë një gjë të tillë.
“Sot iu përgjigja ftesës së presidentes Jahjaga në përkrahje të fushatës ‘Mbjelle një pemë’. Zgjodha kopshtin parashkollor ‘Milingonat’ në ‘Kodrën e Trimave’, për ta bartur shembullin tek fëmijët se sa i rëndësishëm është mjedisi i gjelbër dhe bashkëveprimi me natyrën. Që ta vazhdojnë këtë fushatë vetdijësimi, sfidoj kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti, drejtuesin e kompanisë teknologjike ‘Gjirafa’, Mërgim Cahani, teologun Xhabir Hamitin, Dom Lush Gjergjin, Shejh Xhemajli Shehun, igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, tenorin Ramë Lahaj, sopranon Adelina Paloja, alpinisten Arineta Mula dhe këshilltarin tim Halil Matoshi. Ta dëshmojmë dashurinë ndaj Kosovës, duke e ruajtur dhe rivitualizuar mjedisin tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/