Haradinaj mbledh kryesinë e partisë: Qeveria Kurti ka dështuar
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbledhur sot kryesinë e partisë për të diskutuar për zhvillimet politike në vend.
Haradinaj ka informuar kryesinë për përmbajtjen e vizitës së tij në ShBA, përfshirë takimet në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe me përfaqësues të institucioneve tjera amerikane.
“Ishte dakordim i përbashkët që zhvillimet politike në vend janë në momentet më vendimtare për shtetin tonë. Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Moskoordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit”, ka theksuar Haradinaj.
Ai ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston në marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë.