Haradinaj mbledh strukturat drejtuese të AAK-së, temë diskutimi edhe dialogu me Serbinë
12 gusht 2020
| 11:25
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet të mblidhet sot në orën 16:00, për të diskutuar rreth aktualitetit politik në vend, por edhe rreth gjendjes së pandemisë Covid-19.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues i AAK-së do të diskutojë edhe për dialogun me Serbinë, koalicionin qeverisës, si dhe tema të tjera në të ndryshme.
Kujtojmë se Ramush Haradinaj, por edhe AAK-ja në përgjithësi është duke e kundërshtuar formatin e dialogut të nisur nga kryeministri Avdullah Hoti.
Ndërsa Haradinaj haptazi ka dalë edhe kundër koordinatorit nacional për dialogun, Skënder Hysenit.
Haradinaj po vlerëson se një dialog i zhvilluar me Serbinë pa prezencën e ShBA-së është i dëmshëm për Kosovën.