Haradinaj: Mbrojtja e gazetarëve dhe medieve, obligim institucional

03 maj 2020 | 14:17

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë së është obligim institucional mbrojta e gazetarëve dhe medieve të lira.

Ai ka thënë se kërcënimet, presionet e shantazhet ndaj medies së lirë, janë sulm ndaj demokracisë.

“Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, u vihemi në krah gazetarëve, duke kërkuar, nga të gjithë, mbrojtjen dhe respektimin e fjalës së lirë. Bashkë me personelin mjekësor, forcat e rendit dhe punëtorët e sektorëve vitalë të ekonomisë, gazetarët ishin në vijat e para të frontit edhe në betejën për parandalimin dhe menaxhimin e Covid-19, duke iu ekspozuar rrezikut të infektimit”.

“Kërcënimet, presionet e shantazhet ndaj medies së lirë, janë sulm ndaj demokracisë dhe do të pësojnë humbje kudo. Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme si pasqyrë e demokracisë dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamet JAHIRI Me rastin e 3 maj Ditës Botërore të…