Haradinaj: Më 14 është referendumi për AAK-në dhe Kosovën në NATO

10 shkurt 2021 | 13:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim parazgjedhor në vendlindjen e tij, Deçan.

Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj ka prezantuar programin e AAK-së për ekonominë, duke u bërë thirrje mërgimtarëve të investojnë në Kosovë për shkak të rënies nga pandemia.

“Ne kemi përgatitur një plan. Të konsolidojmë sigurinë, shtetin ligjor që garant që nuk rrezikohet as nga brenda por as prej jashtë e që nuk bëhen eksperimente në këtë shtet. Në shtet kërkohen njerëz serioz, për këtë e kemi marrë përsipër, siguria rendi dhe ligji, e në Kosovë kemi me bo shtet të sigurt, por mos me pas mundësi askush me rreziku. Kemi plot kategori që nuk janë mjaftueshëm në pozitë, do të kujdesem për të gjitha kategoritë”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, Haradinaj para deçanasve ka thënë se  më 14 shkurt mbahet “referendumi” për AAK-në  dhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Kemi ndryshime në krejt komunat e Kosovës në rritje. Si president i Kosovës ju sigurojë që do t’ju nderoj me punë, në Deçan e Dukagjin në gjithë Kosovën. Ju sigurojë që ko me nderu sakrificën për liri dhe do të nderojmë ndihmën e aleatëve tonë. Më 14 është referendum për Aleancën, për Kosovën në NATO”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të ndërmarrë masa…