Haradinaj: Më 27 nëntor bëhet rivarrimi i heroit Ilir Konushevci

06 tetor 2018 | 15:40

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Halit Konushevcin, babanë e Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci.

Haradinaj me këtë rast ka deklaruar se është vendosur që më 27 nëntor të këtij viti, që përkon me festën e flamurit, do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci, dhe të mjekut e bashkëluftëtarit të tij, Hazir Mala, në varrezat e dëshmorëve, në kryeqytetin e vendit, Prishtinë.

Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga nëntori i këtij viti do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, në një ceremoni që organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ilir Konushevci ishte një prej figurave të shquara dhe një prej prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Prishtinë presin që në fund të këtij viti,…