Haradinaj me akuza për qeverinë Kurti: Dështime në çdo segment të jetës e të politikës

08 janar 2024 | 12:29

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk mbahet mend që Kosova ta ketë pasur një vit më të humbur se sa vitin 2023.

Sipas tij, ka pasur dështime në çdo segment të jetës e të politikës.

Haradinaj ka thënë se me këtë qeveri po ndodh regres ne pozicionin ndërkombëtar të Kosovës; sanksione e ndëshkime nga aleatët strategjikë; asnjë njohje, asnjë investim i huaj; disfatizëm në raport me Serbinë e rrezikim i pavarësisë.

“Regres ne pozicionin ndërkombëtar të Kosovës; sanksione e ndëshkime nga aleatët strategjikë; asnjë njohje, asnjë investim i huaj; disfatizëm në raport me Serbinë e rrezikim i pavarësisë së vitit 2008; rritje enorme e çmimeve në artikujt elementarë, në energji, në tatime, në artikuj bazë ushqimor; dështim në investime e në zhvillim ekonomik; në arsim e në shëndetësi; me pagat më të ulëta në rajon; me afera të pazbardhura korruptive me rezervat shtetërore e tregtimin e energjisë; me luftë të paskrupullt ndaj gjyqësorit, me largimin masiv të rinisë nga vendi, e kështu me radhë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Për të shtuar tutje se: “Natyrisht edhe me pafytyrësinë e qeverisë që të gjitha këto dështime t’i paraqes si suksese. Të gjitha këto dështime nuk mund të kalojnë pa ndëshkim. Prandaj sot, më shumë se kurrë kërkohet unitet e mobilizim që të ndalet rënia e shoqërisë dhe e shtetit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bujqit gjermanë e filluan një javë protestash gjithëkombëtare duke i…