
Haradinaj: Me Aleancën e fortë, Kosova do të ketë ekonomi dhe ushtri të fortë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot degët e AAK-së nga Mitrovica e Jugut, Juniku, Shtimja, Shtërpca, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, për të përmbyllur konsultimet me të gjitha degët e kësaj partie.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me Aleancën e fortë, Kosova do të ketë ekonomi, ushtri dhe komuna të forta, raporton “Epoka e re”.
“Me takimin e sotëm me kolegët nga Mitrovica e Jugut, Juniku, Shtimja, Shtërpca, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, përmbyllëm konsultimet me të gjitha degët e AAK-së. Fuqizimi i familjes sonë të madhe politike, mobilizimi i të rinjve, hapja e mëtutjeshme për kuadro të reja, janë sfidat e radhës për Aleancistët anekënd Kosovës. Me Aleancën e fortë, Kosova do të ketë ekonomi, ushtri dhe komuna të forta”, ka shkruar Haradinaj.