
Haradinaj me ambasadorin britanik: NATO, zgjedhjet dhe marrëdhëniet dypalëshe në fokus
18 shkurt 2025
| 21:31
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se pati nderin të presë Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas Haradinajt, gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën euroatlantike të Kosovës, dhe Planin Aksional për Antarësimin e Kosovës në NATO.
Ai gjithashtu ka theksuar se u bisedua për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe menaxhimin e këtij procesi deri në certifikimin e rezultateve.
Haradinaj ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe angazhimin e saj për stabilitetin në rajon.