Haradinaj me falënderim për ‘heronjtë e gjallë’ që po punojnë në Ibër-Lepenc

01 dhjetor 2024 | 15:29

Daut Haradinaj i AAK-së me anë të një video ka shprehur falënderimin e tij për të gjithë ata siç i ka quajtur heronjë të gjallë, që po punojnë e po angazhohen në vendin ku ndodhi sulmi i cili po cilësohet si terrorist, pra në Ibër-Lepenc.

“Të gjitha njësitet emergjente në Republikën e Kosovës, dëshiroj t’iu falenderojë përzemërsisht për angazhimin tuaj në temperatura të ulta. Vetëm ky angazhim i juaji dëshmon qartë se Kosova është shtet i sigurt bashkë me aleatët e saj dhe sado që të tjerët tentojnë ta cenojnë nuk ka kthim mbrapa. Kosova do të jetë anëtare e NATO-s, e Bashkimit Evropian dhe krah aleatëve të saj përjetësisht”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e OVLUÇK-së në Gjilan ka njoftuar se ka ndërruar…