Haradinaj me fëmijët e tij ngjitet në bjeshkën e Grejkocit (Foto)
10 mars 2019
| 15:53
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar fundjavën për të dalë në shëtitje me fëmijët e tij.
Haradinaj i cili është i pasionuar pas ecjes në male, kësaj radhe ka zgjedhur të ngjitet në bjeshkën e Grejkocit e cila gjendet në Komunën e Therandës.
“Ngjitje në bjeshkën e Grejkocit me Gjinin, Hanën e Trimin”, ka shkruar Haradinaj në mbishkrimin e disa fotografive të cilat i ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/