Haradinaj me fjalë prekëse për vajzën e vogël të cilës iu helmua nëna
13 korrik 2021
| 22:42
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Deçanin pasi mijëra persona kanë kërkuar ndihmë pas një helmimi që dyshohet të jetë nga uji i pijes.
Haradinaj ka ndarë një fotografi të një vajze të vogël që ka shkuar ta vizitojë nënën e saj, e cila po pranonte trajtim mjekësor në QKMF.
“Alvesa e vogël ka ardhur të shoh nënën e saj të prekur nga helmimi. Megjithë përpjekjet titanike të personelit mjekësor në QKMF për të ofruar ndihmën e parë për secilin, qytetarët duhet të blejnë vet ilaçet”, shkroi Haradinaj.
Ai thotë se qytetarët po u duhet që t’i blejnë vetë barnat, ndërsa nga shteti po marrin deklarata e konferenca.
“ Ata kanë nevojë për ndihmë nga shteti e jo për deklarata të bukura e konferenca”, shtoi ai.