Haradinaj me kongresistin Torres për darkë te familja Gecaj në ShBA
08 maj 2022
| 15:26
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke e vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Haradinaj, mbrëmë ishte për darkë në familjen Gecaj bashkë me kongresistit Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, Harry Bajraktari e të pranishëm të tjerë.
“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Haradinaj në vizitën e tij zyrtare do të takohet me kongresistë, anëtarë të administratës Biden dhe personalitete të sigurisë.