Haradinaj: Me marrëveshjen e djeshme kemi evituar rrezikun që të kemi viktima
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë të enjten në Kuvend se me marrëveshjen e djeshme për targat është evituar rreziku i parë që të ketë viktima.
Megjithatë, ai ka thënë se me marrëveshjen e djeshme nuk është zgjidh situata në veri.
“Sfida që na pret është rikthimi në institucione i atyre që kanë lëshuar vendet e punës, apo plotësimi i gjithë atyre vendeve vakante në rend dhe ligj. E kam ditë që do të vijmë tek kjo marrëveshje e tillë për faktin se e kam dëgjuar në vizitën e parë Escobarin dhe Lajçakun që kanë thënë integriteti territorial nuk është i negociueshëm, sovraniteti nuk është i negociueshëm, mos të eksperimentojmë askush prej nesh me ide se ndonjë rregullim tjetër na shpëton nga asociacioni. Nëse duam të shpëtojmë nga asociacioni urdhëroni të bisedojmë bashkë, por jo duke rrezikuar tërësinë territoriale”, ka thënë Haradinaj.