Haradinaj: Me mbështetje të fuqishme, Peja do të jetë fituese me Kosovën Fituese”
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, është mirëpritur nga banorët e Dardanisë në Pejë.
Daut Haradinaj ka thënë se Dardania në kohët më të rëndësishme dha krejt çka kishte, duke u kthyer në urë për pranimin e logjistikës dhe shpërndarjen e saj.
“Dardania e Pejës, Dardania e shumë dëshmorëve e martirëve, në kohët më të rëndësishme dha krejt çka kishte, duke u kthyer në urë për pranimin e logjistikës dhe shpërndarjen e saj. Për të vazhduar deri në ditën kur Pejës së ndarë ia hoqën telat për ta bashkuar përgjithmonë. Kjo është trashëgimia që ka kjo parahyrje e Pejës për Pejën, bashkim e sakrificë”, ka thënë Daut Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Dardania është anashkaluar nga dy nivelet e pushtetit.
“E anashkaluar nga dy pushtetet, Dardania sot kërkon vëmendjen, kërkon frymën fitimtare. Të mbledhur sonte bashkë me ne, me një mbështetje të fuqishme për 137, na dhanë dritën e gjelbër që jemi drejt fitores së përbashkët edhe njëherë, sikur dikur. U ndjeva aq krenar sot, sa isha krenar në 1998/99, kur ishim kështu bashkë për një ideal”, është shprehur Daut Haradinaj.