Haradinaj: Me mbështetjen e ShBA-së, Kosova ka shënuar progres në fushën e sigurisë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ndihmëssekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) të ShBA-së, Kirsten Madison, të cilën e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme amerikane për ngritjen e kapaciteteve të policisë, prokurorisë dhe institucioneve tjera të sigurisë.
“Me mbështetjen e parezervë të partnerëve strategjikë, si ShBA-ja, vendi ynë ka arritur progres substancial në konsolidimin e mekanizmave të sigurisë, si dhe në sundim e zbatim të ligjit. Ndihmëssekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit(INL) të ShBA-së, Kirsten Madison, e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme amerikane për ngritjen e kapaciteteve të Policisë, Prokurorisë dhe institucioneve tona tjera të sigurisë. Kosova, në përballjen me sfidat ndërkombëtare të sigurisë, është partner kredibil dhe çdoherë përkrah aleatëve të saj strategjikë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/