Haradinaj: Me miratimin e Projektligjit për pagat, përfitojnë edhe policët

03 shtator 2018 | 20:18

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me projektligjin e miratuar sot nga Qeveria, do të përfitojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se me këtë projektligj policët do të kenë rritje substanciale të pagës.

“Kosova ka ndërtuar një polici profesionale dhe me integritet, që është shtyllë e shtetit ligjor. Policia e Kosovës ndër vite e ka dëshmuar përkushtimin e saj për t’u garantuar qytetarëve siguri. Me Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, që sot mori miratimin e Qeverisë, më në fund, përfitojnë rritje substanciale të pagës policët e Kosovës. Një pagë e dinjitetshme për polici kredibile, në shërbim të zbatimit të ligjit!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndër pemët e rralla që mund të jetojë kaq…