Haradinaj me një pretendim: Një zyrtar i qeverisë Kurti ka kërkuar nga Serbia numrin e ushtarëve të UÇPMB-së

11 gusht 2024 | 13:31

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke i qëndruar pretendimeve të tij ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si “i rekrutuar” nga Serbia, e çuar edhe një shkallë më tej duke thënë se një zyrtar i qeverisë kosovare ka kërkuar të dhëna nga shteti serb mbi numrin e ushtarëve në Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Ai ka qenë në mision te armiqtë, e kanë ndihmuar për tu ngritur në pozitë. Edhe financimet i ka të dyshimta, ka transaksione nga Serbia. Një zyrtar i Qeverisë Kurti ka bërë kërkesë zyrtare Serbisë për numrin e saktë të pjesëtarëve që UÇPMB-së. I ka pyet a na tregoni numrin e pjesëtarëve. Nuk ka mundësi ajo ditë me ndodh rastësisht ai është i rekrutuar nga Serbia”, ka thënë Haradinaj për “Ekonomia Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Burojë, në një ceremoni të organizuar të dielën…