Haradinaj me qytetarët e Prizrenit bisedon për qeverisjen aktuale, rrymën dhe dialogun
07 shtator 2022
| 20:24
Sot në Prizren, nisa ciklin e bashkëbisedimit me qytetarët, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se biseduan për qeverisjen, situatën ekonomike, çmimet, krizën energjetike, dialogun me Serbinë e të tjera.
“Kam pranuar shumë komente nga qytetarët e Prizrenit dhe kam dhënë mendimet e mia për çështjet me të cilat ata preokupohen”.
“Kur bisedojmë bashkë, jemi më afër halleve të njëri-tjetrit, rrjedhimisht jemi më afër zgjidhjeve për to”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.