Haradinaj: Me shtetin amerikan të Iowas na lidhin shumë vlera të përbashkëta
Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me një delegacioni të Unionit Amator të Atletikës nga ShBA, prirë nga presidenti i saj Roger Goudy.
Kryeministri me delegacionin e ShBA-së bashkëbiseduam për masovizimin e sportit dhe programet që rrisin gjithëpërfshirjen, me impakt të madh në krijimin e urave të komunikimit ndërmjet sportistëve.
“Mirënjohës organizatës AAU, e cila ka sjellur një sasi të madhe me pajisje sportive për shkollat, federatat sportive dhe komunat në vendin tonë. Me shtetin amerikan të Iowa-s na lidhin shumë vlera të përbashkëta dhe bashkëpunimi në fushën e sportit, përmes organizatës multi-disciplinare, AAU, është e një dobie të veçantë. Marrëdhënie e posaçme me shtetin e Iowa-s fuqizon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/