Haradinaj me tri kërkesa për Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën

24 shkurt 2022 | 16:21

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të kthehet projekti i gazsjellësit amerikan Shkup – Prishtinë.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, i është drejtuar presidentes, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit me disa kërkesa, ku në mesin e kërkesave është edhe miratimi i Ligjit për Donacionit për Ushtrinë e Kosovës.

“Pushtetarë të Kosovës: Presidente, kryeministër, kryeparlamentar: 1. Kthejeni projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë; 2. Përfundojeni Strategjinë Nacionale të Sigurisë; 3. Miratojeni Ligjin e Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës. Thirrni ndërgjegjes suaj për hir të fëmijëve tanë”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ukrainase ka deklaruar se janë shkrepur raketat nga territori…