
Haradinaj: Mediat e Vuçiqit kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje, por do të dështojnë
02 gusht 2019
| 20:52
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksander Vuçiqit kanë filluar një fushatë shpifëse kundër tij.
“Mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksander Vuqiq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje. Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.