Haradinaj: Mendimi i GjND-së forcoi Kosovën e 17 shkurtit
22 korrik 2020
| 13:49
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 10-vjetorin e dhënies së mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo gjykatë përpos që legjitimoi procesin e shpalljes së pavarësisë, forcoi edhe vet Kosovën e 17 shkurtit.
“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Republikës së Kosovës, përpos që legjitimoi procesin e shpalljes së pavarësisë, forcoi edhe vet Kosovën e 17 shkurtit. I tërë angazhimi jonë është që këto dy vendime të rëndësishme historike të mos tjetërsohen me asnjë çmim”, ka shkruar Haradinaj.
(M.K / Epoka e re)