Haradinaj: Mërgimtarët janë pjesa jonë më me vlerë

27 shkurt 2023 | 10:04

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po qëndron në Gjermani, ku ka zhvilluar takime me mërgimtarë.

“Mërgimtarët janë pjesa jonë më me vlerë. Ata, edhe pse janë larg Atdheut, arritën të gjejnë çdo herë mënyra që të punojnë dhe kontribuojnë për të”.

“Kisha kënaqësinë që në kuadër të takimeve me bashkatdhetarë në Gjermani, të takoj kryesinë e shkollës shqipe ‘LAPSH’, shkollë kjo e cila po bënë një punë mbresëlënëse në shërbim të komunitetit shqiptar në Nuremberg e rrethinë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka përgëzuar stafin drejtues të kësaj shkolle, prindërit dhe mësuesit, të cilët në mënyrë vullnetare po e mbajnë gjallë shkollën shqipe, me qëllim të ruajtjes së ruajtjes së vlerave dhe identitetit tonë kombëtar.

“Po ashtu, në takim me Bashkësinë Islame Shqiptare “Bashkimi” përjetova pritje të ngrohtë vëllazërore, me ç’rast me bashkatdherarët pata rastin të bashkëbisedoj pët tema të ndryshme. Imamit Segvani Asani dhe bashkëpunëtorëve i shpreha konsideratën dhe vlerësimin për punën dhe angazhimin në shërbim të mërgimtarëve tanë në Gjermani”.

“Mërgata jonë kudo në botë është e organizuar në secilin segment të jetës ku përmes organizimeve të ndryshme dhe aktivitetit të tyre të rregullt, janë bërë model edhe për komunitetet tjera ku ata jetojnë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sot merr…