
Haradinaj merr dozën e tretë përforcuese të vaksinës kundër Covidit
26 janar 2022
| 14:48
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë sot dozën e tretë përforcuese të vaksinës kundër Covidit.
Ai ka ftuar qytetarët që të vaksinohen.
“Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin. Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t’i heq ato”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.