Haradinaj merr pjesë e vënien e gurthemelit të kullës që mban emrin e Basri Canollit – Shpendit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të kullës, e cila do ta bartë emrin e luftëtarit të lirisë, Basri Canolli – Shpendi
Haradinaj ka thënë se Shpendi ishte djalë nga një familje atdhetare, i cili do të kujtohet si trim dhe i guximshëm, raporton “Epoka e re”.
“Sot përkujtuam luftëtarin e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Basri Canolli – Shpendi.
Djalë nga një familje atdhetare, që do të kujtohet si trim, i guximshëm, çdo herë i pari në aksione e beteja, i përcaktuar të mos lëshojë pushkën deri në çlirimin e vendit. Pas tubimit përkujtimor, morëm pjesë në vënien e gurthemelit të kullës që do ta mbajë emrin e tij. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.