Haradinaj merr pjesë në certifikimin e 34 pjesëtarëve të FSK-së
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 34 pjesëtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se janë duke ndërtuar të ardhmen dhe rrugën e Kosovës drejt NATO-s.
“Sot dëshmuam edhe njëherë vendosmërinë dhe përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Forcë, ku shërbimi, kujdesi e mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim, është garancë e sigurimit të paqes dhe stabilitetit afatgjatë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Së bashku po e ndërtojmë të ardhmen, rrugën e sigurt të Kosovës drejt NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.