Haradinaj merr pjesë në takimin e ftuar nga Kurti dhe Osmani
12 mars 2021
| 14:11
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, i cili pritet të mbahet të hënën, ku do të diskutohet rreth formimit të institucioneve.
Lajmin e ka bërë me dije AAK-ja nëpërmjet një njoftimi për medie.
“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, ka njoftuar AAK-ja.