Haradinaj merr pjesë në tryezën politike të thirrur nga Kadri Veseli
07 maj 2018
| 21:20
Nesër në orën 13:00 Kadri Veseli pret kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike në kuadër të takimeve që janë duke vazhduar që nga java e kaluar kur LDK-ja e kishte thirrur tryezën.
Në agjendën e kryeministrit Haradinaj për nesër shihet se shefi i Qeverisë ka ndarë kohën për të marrë pjesë në këtë takim.
LDK dhe Vetëvendosje e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë tryezë politike, mirëpo nuk do të përfaqësohen nga kryetarët e partive.
Nga Vetëvendosje i pranishëm do të jetë shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ndërsa LDK-ja do të përfaqësohet me njërin nga nënkryetarët.