Haradinaj merr pjesë në varrimin e motrës së Adem Jasharit: Qoftë i paharruar kujtimi për të

23 shtator 2024 | 19:10

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e Hava Jashari-Gashit, bijës së Heroit Shaban Jashari, motrës së Ademit e Hamëzës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka ngushëlluar gjithë familjen Jashari për vdekjen e saj.

“Qoftë i paharruar kujtimi për të”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Në varrimin e Hava Jashari-Gashit, bijës së Heroit Shaban Jashari, motrës së Ademit e Hamëzës.

Bacës Rifat dhe gjithë familjes Jashari, ngushëllimet më të sinqerta!

Qoftë i paharruar kujtimi për të!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëna e Faton Hajrizit, i vrarë në Serbi në korrik…