Haradinaj merr vendim për vendosjen e flamurit shtetëror të rrethi
13 shkurt 2018
| 17:18
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se ka marrë vendimin që në vendin e quajtur të rrethi në hyrje të Prishtinës të vendoset flamuri i Kosovës.
“17 shkurti është data më e madhe e Kosovës, dhe ajo do të nderohet në mënyrën më dinjitoze”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Ai ka kërkuar nga të gjithë që të përmbahen nga debatet emocionale dhe vëmendja t’i adresohet shënimit me dinjitet të përvjetorit jubilarë të shpalljes së pavarësisë.