Haradinaj mes Prekazit: Jemi në vendin e shenjtë të shqiptarëve
06 mars 2022
| 10:16
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz për nder të 24-vjetorit të rënies heroike.
“Jemi në vendin ku ka ndodhur kthesa e lirisë për shqiptarët”, tha Haradinaj.
“Jemi në vendin e shenjtë të shqiptarëve. Do të vijmë çdoherë e të përulemi me respekt, të vetëdijshëm se sa e shtrenjtë është liria”, u shpreh Haradinaj.
“Po ashtu, do të kujdesemi që të veprojmë e ta mbrojmë lirinë, ta forcojmë Kosovën”, shtoi deputeti Haradinaj.