Haradinaj, mesazh aleatëve: Mbështetni avancimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë.
Haradinaj ka apeluar tek aleatët që të mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë. Vendi ynë sot synon ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate. Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë, që do të ishte një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë. Qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik, që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, me ushtritë e botës demokratike të udhëhequr nga Amerika”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.