Haradinaj: Minishengeni, zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan
19 nëntor 2019
| 15:06
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që të flitet për zgjedhje të reja në Kosovë, pasi sipas tij duhet të implementohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.
Haradinaj pas takimit me ministrinë italian të Mbrojtjes, në një konferencë për medie është shprehur sërish optimist për liberalizim të vizave.
Ndërsa për minishengenin ballkanik, Haradinaj ka thënë se është vetëm zgjerim i influencës së Rusisë dhe Kinës në Ballkan.