Haradinaj: Miqësia me aleatët perëndimorë është e përhershme

15 gusht 2019 | 13:20

Kryeministri në dorëheqje dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se miqësia me aleatët përendimorë është e përhershme dhe e shenjtë.

Haradinaj ka thënë se raportet e tij me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin.

“Miqësia me aleatët perëndimorë, për mua dhe AAK-në është e përhershme dhe e shenjtë. Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin. Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi ‘Trepçën’ 100 për qind Kosovës, si dhe tema të tjera. Servilëve, udha e mbarë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1305011196289958/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku…