Haradinaj: Mirënjohje pafund për infermierët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar infermierët në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëisë, duke përmendur edhe sakrificën e tyre në kohë pandemie, ku po qëndrojnë në vijën e parë të frontit.
Haradinaj ka thënë se kontributi i tyre në çdo kohë ka qenë i çmuar në luftimin e shumë sëmundjeve.
“Dita Ndërkombëtare e Infermierëve këtë vit na gjen më ndryshe. Infermierët në Kosovë dhe gjithandej globit janë vënë në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë Covid-19. Pavarësisht ekspozimit të përditshëm ndaj rrezikut, ata po bëjnë të pamundurën në shërbim të shëndetit publik. Infermierët kanë dhënë kontribut të çmuar në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në çdo kohë, dhe kanë demonstruar humanizëm e përkushtim të madh, duke punuar me vullnet e vetmohim, si dhe durim të pakusht në mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për kujdesin që infermierët tregojnë për qytetarët në ditët më të vështira.
“Mirënjohje pa fund për kujdesin e tyre të jashtë̈zakonshëm për njerëzit në ditët më të vështira të jetës së tyre”, shkruan Haradinaj.
(A. M / Epoka e re).