Haradinaj: Mirëpresim qëndrimin e ShBA-së dhe BE-së për Kosovën
21 tetor 2021
| 14:11
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur qëndrimin e ShBA-së dhe BE-së për Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përpjekjeve për paqe i është dhënë vëmendje e duhur.
“Mirëpresim qëndrimin e SHBA dhe BE për Kosovën. Përpjekjeve tona për paqe i është dhënë vëmendje e duhur. Shumë sakrifica janë bërë dhe shumë kohë është harxhuar për të arritur paqen. Tani, të dyja palët duhet të marrin përgjegjësitë. SHBA është garantuese dhe ne nuk duhet të hezitojmë”, ka shkruar Haradinaj.