Haradinaj mirëpret emërimin e ministri të ri të Shëndetësisë

16 nëntor 2021 | 13:11

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për të emëruar për ministër të Shëndetësisë, mjekun shqiptar nga SHBA-ja, Rifat Latifi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ministrit të ri i uron sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. I uroj sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në javën e gjashtë të Superligës së Femrave skuadrat favorite…