Haradinaj mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

04 shtator 2020 | 18:36

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë.

“Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në marrëveshjen e nënshkruar. Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet! Faleminderit President Trump! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e sheh me shqetësim të…