Haradinaj: Mitrovica do të mbetet një dhe e pandarë
28 shtator 2019
| 17:32
Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër Ramush Haradinaj, në tubimin elektoral në Mitrovicë, ka thënë se
Mitrovica, sikur tërë Kosova, ishte dhe do të mbetet një dhe e pandarë.
“Jemi zotuar për Kosovën unike, me territor, resurse kombëtare e treg të mbrojtur! E themeluam ushtrinë dhe na është njohur e drejta në mbrojtje. Fuqizuam policinë tonë, e cila, dëshmoi se ligji zbatohet në çdo cep të Kosovës. E rikthyem gjigantin Trepça në pronësi 100% të Kosovës dhe me po atë vendosmëri do ta revitalizojmë me investime qindra milionëshe”, ka thënë Haradinaj.
“Më 6 tetor, Mitrovica i thotë po referendumit për 100% shtet”, ka theksuar ai.
/Epoka e re/